Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekspertët komentojnë shkarkimin e Presidentit: Gjykata kushtetuese mund të kërkojë opinion të ri nga Komisioni i Venecias

Në Tiranë, ekspertët e legjislacionit shqiptar pohojnë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të përballet me disa sfida jo të lehta profesionale, pasi të marrë në dorëzim vendimin e sotëm të parlamentit për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Sipas tyre, sfidat kanë të bëjnë me gjykimin mbi procedurat e ndjekura deri sot nga Kuvendi, me përmbajtjen e vendimit të sotëm dhe me vlerësimin nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të asaj shkalle sa të justifikojnë shkarkimin e tij.
Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dr.Aurela Anastasi, thotë se pavarësisht nga konsultimi me raste të tjera, Gjykatës Kushtetuese i mbetet detyra për të thënë fjalën e fundit nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të asaj shkalle sa të justifikohet shkarkimi I tij.
Ajo theksoi se shembujt në botë me shkarkime presidentësh janë të pakët për të ofruar larmi praktikash dhe kjo është hera e parë që ndodh në Shqipëri, ndaj Gjykata Kushtetuese është duke themeluar një precedent, po themelon një shembull të parë.
“Gjykata Kushtetuese do të mbajë parasysh të gjitha vlerat kushtetuese me qëllim që ky precedent të shndërrohet në një precedent pozitiv, sepse kjo do t’I interesonte pastaj të mirës në drejtësi dhe të mirës së vendit. Dhe të mos lejjojë të shndërrohet në një precedent negativ, që mund të rrezikojë referimin në praktika të gabuara, që shkelin Kushtetutën etj” - tha zonja Anastasi.
Ndërsa Sokol Hazizaj, një tjetër ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese thotë se debate ndodh para institucioneve te ceduara: para një Kuvendi që duhet të ishte shpërndarë një muaj para zgjedhjeve, ngritja e një komisioni të tillë hetimor është e ndaluar me ligj, ndërsa Gjykata Kushtetuese është ende e paplotësuar me anëtarë.
Në këto kushte, tha ai, nisma për shkarkimin e presidentit është politike, por jo ligjore e as kushtetuese. Një tjetër pikë kritike e kësaj çështje, thotë zoti Hazizaj, është edhe prishja e balancave mes pushteteve.
“Parlamenti është kreu I formatimit ligjor, dhe kur ai gabon me vendime, kjo prish edhe vendimet e gjykatave rrjedhëse në sistem, sepse për sa kohë arbitrariteti shfaqet në Kuvend, ky lloj arbitrariteti i pareferuar në Kushtetutë do të shfaqet edhe në gjykata edhe në administratë e kudo” - tha zoti Hazizaj.
Një sfidë kryesore për Gjykatën Kushtetuese është se si të dallojë shkeljet e Kushtetutës nga shkeljet e rënda të Kushtetutës. Për këtë, sipas zonjës Anastasi.
Gjykata mund të shfrytëzojë rastet e shteteve të tjera dhe Opinionin e parë të Komisionit të Venecias për një nismë të ngjashme, si dhe mund të kërkojë një Opinion të ri nga Venecia për rastin e fundit, nëse shkeljet e konstatuara janë vërtet aq të rënda sa të përbëjnë shkak kushtetues për shkarkimin e tij nga detyra.
“Mundet që çështja të kërkojë kohë për nga shqyrtimi dhe kjo kohë mund të rritet mjaft nëse Gjykata Kushtetuese shfrytëzon mundësinë që I njeh ky ligj për të kërkuar një opinion të ri nga Komisioni i Venecias. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ndjekë afatet e zakonshme, kjo çështje do të zgjaste me muaj. Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste ndonjë afat të posaçëm, që është përcaktuar për gjyime të tjera të posaçme të parashikuara në ligjin organik të saj, atëherë kjo çështje mund të përfundonte edhe brenda 30 ditëve” - tha zonja Anastasi.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mund të quhet një gjykatë e re, sepse sapo është rinovuar në pjesën më të madhe të anëtarëve të vet, thotë zonja Anastasi.
Përbërja e paplotë e gjykatës me 7 anëtarë nga 9 që kërkon Kushtetuta mund të ndikojë në përballimin e sfidave të kësaj çështjeje. Po ashtu është e re edhe përvoja e këtyre gjyqtarëve në fushën e drejtësisë kushtetuese, pohojnë ekspertët.
Zonja Anastasi thotë se Gjykata Kushtetuese është funksionale me 7 anëtarë, por 2 gjyqtarë më pak do të thotë dy mendime më pak, dy vota më pak dhe kjo e shton peshën e përgjegjësisë së Gjykatës, sepse duhet të përballojë edhe këtë paplotëri.
Nga ana tjetër, zoti Hazizaj thotë se GJykata Kushtetuese është njëkohëssht edhe gjykatë e karakterit politik për nga mënyra e përmbajtjes së saj se si krijohet, dhe do të shqyrtohet vlera e këtyre vendimeve. Gjykata pritet të ndajë qartë Institucionet nga individët, që i drejtojnë ato, tha ai.
“Nëse do të nxjerrësh një vendim politik, nesër do të vijë një vendim që cënon të drejtën, që mund të cënojë edhe të drejtën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është çështje e karakterit personal, por është çështje e karakterit të përgjithshëm. Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë mirë fajin si qytetari Ilir Meta, apo fajin si konsumim i një vepre apo një veprimtarie si President i Republikës.
Ligji organik për Gjykatën Kushtetuese parashikon në disa nene gjykime të tilla të posaçme, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Me shumicën e votave të anëtarëve të saj GJK vendos për ta kaluar çështjen e posaçme në seancë plenare, e cila duhet të jetë publike. Gjykata Kushtetuese do të diskutojë në fillim për juridiksionin e saj, për trajtimin e cështjes së shkarkimit të presidentit nga pikëpamja e procedurave, si dhe për trajtimin e cështjes nga pikëpamja thelbësore, materiale e verifikimit të gjithë çështjeve dhe shkaqeve kushtetuese, që ka ngritur vendimi i Kuvendit". VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38