Flash News

E-TJERA

Ekspertët ‘zbërthejnë’ Ballkanin e Hapur në ‘Politiko’: Strukturë monolite. Duket si ekonomike, por është nismë politike

Ekspertët ‘zbërthejnë’ Ballkanin e Hapur në

‘Ballkani i hapur’ është tema e diskutimit në emisionin ‘Politiko’ sonte në Top News.

Ekspertët Ardian Civici, Pano Soko, Gjergj Buxhuku dhe sipërmarrësi Gjergj Luca kanë dhënë opinionet e tyre mbi këtë nismë dhe çfarë synon në vetvete.        

Civici: Kjo nismë ka element shtesë, qarkullimi i njerëzve, punësimi, nënkupton edhe këtë integrim, ka mundësi punësimi të jenë të barabarta, jo vetëm kali mi njerëzve.

Është në funksion të ekonomisë dhe tregtisë. Disa nga marrëveshjet e para nuk kanë shkuar deri në fund. Disa procese integruese janë premtuar e nuk kanë vazhduar.

Buxhuku: Nisma si Ballkani Hapur, Cefta janë projekte shfaqej të politikave gjeo-strategjike.

CEFTA e pati nismën kur BE ishte i hapur dhe ishte në proces zgjerimi, që përqendrohet te tregtia dhe ekonomia. Mendoj se në sajë të zhvillimeve në Ukrainë, SHBA kanë rikthyer interesin ndaj Evropës,BE nuk ka forcën që në 20vitet të bënte të mundur anëtarësimin. E shoh të lidhur ngushtë me rritjen e interesit të SHBA.

Duken si ekonomike por janë nisma politike. SHBA ka kthyer kokën nga Ballkani Perëndimor. Ai që e pëson është biznesi dhe ekonomia.

Pano Soko: Kemi CEFTA-n të kopsitur. Procesi Berlinit jepte para për infrastrukturë, pasi nuk jemi të gjithë në të njëjtin stad.

Ballkani Hapur cfarë bën? Lind frika se nuk ka një draft dokument për nismën e çfarë përfshin. Do jetë një tentativë për të krijuar një strukturë monolite ku do krijohet një treg i përbashkët ballkanik. Këtu nuk ka transparencë të plotë, ide të qartë edhe nga ata që po bëjnë.

Gjergj Luca: E keqja dhe e mira e vendeve tona fillon e mbaron te fjala politikë.  Disa politikanë në raport me Ballkanin thonë të vërtetën përmes punës, ekonomia, disa tjerë duan të komandojnë duke patur motiv demagogjinë.

krimi më i madh në Ballkan është korrupsioni. Ata që nuk marrin pjesë në këtë nismë që është për të shpëtuar ekonominë e Ballkanit janë demagogë. Ata nuk do bëhen lider nëse nuk kuptojnë që historia e luftës i takon të shkuarës dhe sot është historia e ekonomisë.

Të fundit