Flash News

E-TJERA

Eksperti: 85% e popullsisë në Shqipëri e imunizuar nga Covid-19, disa masa kufizuese mund të hiqen

Eksperti: 85% e popullsisë në Shqipëri e imunizuar nga Covid-19,

Ekspertët e shëndetit mendojnë se 85 % e popullsisë në Shqipëri është e imunizuar nga Covid-19.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se referuar studimit të Akademisë së Shkencave mbulesë imunitare është rritur me përhapjen e Omicron.

“Nëse në Shqipëri me studimin e Akademisë së Shkencave nxorëm që në fund të gushtit 2021 kishim një mbulim imunitar të popullatës rreth 73%, sot me variantët e reja kjo mbulesë imunitare është më e lartë, i kalon 85%”, thotë Sulçebe për mediat. 

Eksperi shton se në këto kushte, disa masa kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të hiqen sepse shihen si panevojshme.

“Ndalimi pas orës 23.00 nuk ka vlerë. Vlerë më shumë kanë mbajtja e maskave, distancimi, ata që duhet të bëjnë vaksinën. Kufiri i orës 23. 00 është i panevojshëm dhe mund të hiqet”, tha ai

               

 

 

Të fundit