Flash News

E-TJERA

Eksperti amerikan kundër draftit të Ramës për Kosovën: Ndërhyrje e panevojshme, Berisha ka të drejtë

Eksperti amerikan kundër draftit të Ramës për Kosovën:

Eksperti amerikan Daniel Serwer është shprehur kundër draftit të Ramës për Asosacionin e Komunave Serbe, të cilën kryeministri pohoi se nuk e kishte konsultuar me Albin Kurtin.

Serwer tha për Euronews Albania se nuk ishte i nevojshëm një draft i tillë nga kryeministri shqiptar dhe se kryedemokrati Berisha ka të drejtë se ky draft cenon prestigjin e Kurtit.

“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cenon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin.

Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci.

Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Serwer.

 

Të fundit