Flash News

E-TJERA

Eksperti: BKH i sekuestroi telefonin rektorit të UBT-së në Rinas, u kthye mbrapsht

Eksperti: BKH i sekuestroi telefonin rektorit të UBT-së në Rinas,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco dha detaje lidhur me aksionin e SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Duke folur në Euronews Albania ai tha se në vitin 2023 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) sekuestruan telefonin e rektorit të këtij universiteti, Fatbardh Sallaku në momentin kur ai po kalonte në aeroportin e Rinasit për t’u larguar për pushime.

Ai shtoi se rektori ishte tronditur nga ky moment, duke anuluar pushimet dhe u kthyer menjëherë për të kuptuar arsyen e sekuestrimit të telefonit të tij.

“Ajo që do të ndodhë nesër është një nga çështjet që është ngritur nga Rama dhe që do ta shpjegojë rektori. Ai nuk është nën hetim për çështjen konkrete, por zv/rektorët janë, jo vetë rektori. Rektori, në vitin 2023, kur po shkonte për pushime, është kapur nga agjentët e BKH-së në daljen e aeroportit dhe ata i kanë marrë celularin.

Ai u trondit shumë në atë moment, anuloi pushimet dhe u kthye mbrapsht, duke filluar të shqetësohej se çfarë po ndodhte. Rektori do ta tregojë nesër këtë histori, e cila mund të shfrytëzohet nga politika. A është e drejtë apo jo, kjo do të shqyrtohet nga institucionet përkatëse, të cilat do të vlerësojnë nëse ka pasur shkelje apo jo”, tha Karamuço.

 

Të fundit