Flash News

E-TJERA

Eksperti i ekonomisë: Bordi i Administrimit të Karburanteve është në konflikt interesi

Eksperti i ekonomisë: Bordi i Administrimit të Karburanteve

Klodjan Muço, ekspert i ekonomisë, e ka cilësuar ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, në konflikt interesi.

I ftuar në ABC News, Muço u shpreh se qeveria dhe përfaqësuesit e karburanteve, janë të dy në konflikt interesi për dy arsye. Nga njëra anë, është qeveria që arkëton 20% të çmimit të naftës dhe i intereson rritja, nga ana tjetër përfaqësuesit e karburanteve të cilët kanë trreguar një abuzim me përcaktimin e çmimit.

“Kosova bëri që në momentin që pati rritje të çmimeve përcaktoi marzhin e fitimit, duke stopuar rritjen e çmimeve. Masë konkrete. Kemi probleme me drithërat, kush është masa, të mbështesim sektorin bujqësor. Domethënë masa të prekshme. Shqipëria krijoi bordin për karburantet. Në atë tavolinë janë ulur qeveria dhe karburantet, çmimi i naftës ka një rritje 20-25 lekë, nga një anë kemi qeverinë që arkëton 20% nga kjo shumë, pra qeveria është në konflikt interesi, i intereson çmimi i naftës i lartë, sepse ka rritje të ardhurash. Në 5 mars kur të gjitha pikat e karburanteve kaluan nga 180 lekë në 240 lekë treguan se kishte një abuzim, pra të dy aktorët kanë konflikt interese. Qeveria ka në dorë të kontrollojë sa naftë ka hyrë në magazinën doganore. Shqipëria ka muaj që nuk importon naftë sepse janë mbushur depozitat”, tha Muço.

Të fundit