Flash News

E-TJERA

Eksperti i ekonomisë: Bordi i transparencës duhet të ishte shkrirë, shfrytëzon pushtetin për t’i shërbyer qeverisë

Eksperti i ekonomisë: Bordi i transparencës duhet të ishte

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko është shprehur se Bordi i Transparencës që vendos çmimet e karburanteve duket të ishte shkrirë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Sako theksoi se qeveria po i bën karshillëk Kushtetueses, duke lënë në fuqi Bordin, i cili sipas tij “po shfrytëzon pushtetin që e ka marrë, të paligjshëm për të vendosur çmime dhe për ti shërbyer partisë në pushtet”.

“Bordi duhet të ishte shkrirë. Kushtetuesja e ka cilësuar të paligjshme. Duhet të ishte pezulluar puna e këtij bordi. Që në momentin kur Gjykata vendosi, qeveria duhet ta kishte pezulluar dhe në mbledhjen e radhës duhej ta kishte shkrirë. Qeveria duhet të kishte marrë masa."

"Ne s’kemi shtet, por pushtet. Është Rama, Balluku, Veliaj dhe këta përfaqësojnë çdo gjë që kemi, s’kemi institucione. Kemi 30 vite që bëjmë sikur kemi shtet, por kemi pushtet, 2-3 emra bëjnë çfarë të duan, nuk pyesin për ligje e për asgjë. Këtu jetojmë, ky është realiteti jonë."

"Nuk di vend tjetër ku qeveria i bënë karshillëk Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i zbatueshëm. Bordi del shfrytëzon pushtetin që e ka marrë, të paligjshëm për të vendosur çmime dhe për ti shërbyer partisë në pushtet, për t’i marrë votën qytetarëve. Sa të mbarojnë zgjedhjet historia nis nga e para.", tha Pano Soko.

Të fundit