Flash News

E-TJERA

Eksperti i ekonomisë: Pas 3 muajsh Perëndimi mund t’i thotë Ukrainës të pranojë kushtet ruse ose s’do ketë bukë

Eksperti i ekonomisë: Pas 3 muajsh Perëndimi mund t’i thotë

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho ka komentuar anën financiare të luftës në Ukrainë.

I ftuar në Open, Spaho thotë se 3 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për fatin e Ukrainës, sepse nëse Perëndimi do t’i kërkojë të pranojë kushtet e Rusisë do ta bëjë pasi ‘s’do të kenë bukë të hanë’.

“Ukraina merr aktualisht 2 milionë euro nga mbledhja e taksave por I duhen çdo muaj 5 milionë euro. Zonat e prekura nga lufta si Dnipro përshmebull është vend me industri dhe aty ishte burimi i madh i buxhetit. Problemi është se i gjithë deti, përfshirë edhe qytetin e Odesës që është i lirë por në det është krijuar bllokadë nga anijet ruse. Ndaj Ukraina nuk eksporton dot, as grurin. 

Për 3 muajt e ardhshëm buxheti është i varur nga Perëndimi. Ndërsa vendimet e së ardhmes do të ndikohen nga Perëndimi, nëse ata do të thonë do të bësh marrëveshje me Rusinë do të bëhet se të nesërmen nuk ke bukë për të ngrënë”, tha Spaho.

Të fundit