Flash News

E-TJERA

Eksperti i ekonomisë rendit shkaqet se pse ka rënë vlera e euros

Eksperti i ekonomisë rendit shkaqet se pse ka rënë vlera e euros

Euro prej disa koheësh po shënon rekorde historike rënie në tregun shqiptar.

Në "Task Force", eksperti i ekonomisë Artan Gjergji renditi shkaqet pse po vlerësohet monedha jonë kombëtare, leku dhe pse euro ka rënë në pikiatë.

Kemi shumë valutë të huaj në qarkullim, shprehet eksperti, gjë që sjell mungesën e lekut në qarkullim dhe zhvlerësim të euros.

"Nuk kemi zhvlerësim të euros, por vlerësim të monedhës tonë kombëtare. Vlerësimi apo rritja e çmimit ndodh atëherë kur ka një kërkesëë të jashtëzakonshme për n jë mall të daktuar ose kur sasia e tij është e reduktuar. Ne kemi të njëjtën sasi parash leku në qarkullim, por ccuditërisht po vlerësohet.

Kemi një rritje të ofertës në valutë të huaj, kemi shumë para në qarkullim, shumë valutë të huaj në qarkullim. Kjo sjell mungesën e lekut në qarkullim dhe zhvlerësim të euros.

Burimet nga vijnë valutat në Shqipëria janë investimet e huaja direkte, por nuk kemi ndonjë rritje drastike aq sa të ndikojë, mund të jenë borxhet apo huatë e vendeve të huaja, por që nuk rezulton të kemi diçka ndryshe, mund të jetë nga emetimi i eurobondit për 2-3 muaj, kemi rritje të remitancave graduale, normale, por jo në pikën...ne kemi zhvlerësim të jashtëzakonshëm 2-3 muajt e fundit.

Vetëm tregu jo formal do të ishte burimi i vetëm që të bën të mendosh se ka sjellë këtë rezultat", u shpreh Gjergji. 

Të fundit