Flash News

E-TJERA

Eksperti i kriminalistikës: Dyshohet se në Shqipëri prodhohen armë 3D, grupet kriminale po stërviten në poligone

Eksperti i kriminalistikës: Dyshohet se në Shqipëri prodhohen

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aktivitetin e grupeve kriminale në vend.

I ftuar në “ZonaZero” në Top News, Karamuço deklaroi se në Shqipëri dyshohet se po prodhohen armë 3D, ndërsa Ministria e Brendshme e ka futur në strategjinë e saj së fundmi.

“Grupet kriminale në vend kanë futur armët 3D, dyshojmë se kanë prodhuar armë në Shqipëri. Të rinj shqiptarë po i prodhojnë këto armë përmes printerave. 

Printerat janë pajisje jo shumë të mëdha. Në lidhje me armët 3D, është ndërtuar një strategji që është futur edhe tek ministria e Brendshme.

Kostoja e një arme, që do ta krijosh në 3D, është kompotetive. Mund të themi se janë të një kuote të mesme.

Një tjetër detaji është se të rinjtë e përfshirë në grupe kriminale po shkojnë të stërviten në poligone,”- deklaroi Karamuço.

Të fundit