Flash News

E-TJERA

Eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Po shiten bisedat në Whatsapp të 506 mijë shqiptarëve

Eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Po shiten bisedat në Whatsapp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë alarmin për një tjetër rast të vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Karamuço shkruan se komunikimet e kryera në aplikacionin Whatsapp nga 506 mijë shqiptarë janë nxjerrë në shitje.

“506 mijë shqiptarëve, përdorues të aplikacionit Whatsup, po ju shiten në darkëeb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privatsisë”, shkruan Karamuço.

Kjo nuk është hera e parë që të dhënat e shqiptarëve bëhen publike. Më herët, dolën listat me pagat, numrat e ID-ve, numrat e telefonti, target e makinave të shqiptarëve.

Ndërsa rasti më i fundit i vjedhjes së të dhënave, është ndërhyrja në sistemet qeveritare dhe jo vetëm, nga hakerat iraniane.

 

Të fundit