Flash News

E-TJERA

Eksperti i kriminalistikës: Policia ka një dron të specializuar që nuk është ngritur asnjëherë

Eksperti i kriminalistikës: Policia ka një dron të specializuar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka kritikuar policinë e shtetit se ka në dispozicion një dron të specializuar amerikan, por nuk e ka përdorur asnjëherë.

I ftuar në studion e emisionit “Log” në Panorama TV, eksperti u ndal edhe te satelitët e ngritur nga qeveria shqiptare ku tha se kanë marzh të madh gabimi për kontrollin e territorit.

 “Ne kemi ngritur dy satelitë. Policia ka 50 dronë në përdorim me distanca të vogla. Ndërkohë ka një dron shumë të madh të specializuar që nuk është ngritur fare. Është dron me komandim dhjetëra kilometra lart. Është prodhim amerikan.

Ai dron nuk është ngritur asnjëherë. Është në qese akoma. Nuk dihet ende kush e ka në inventar. Ne kemi ngritur satelitët për kushtet atmosferike. Ky lloj sateliti që ne kemi në përdorim ka marzh gabim shumë të rëndë”, deklaroi Karamuço.

Të fundit