E-TJERA

Eksperti i IT: E-mailet e prokurorëve të SPAK nuk u thyen me aparat hakërimi, u morën informacione

Eksperti i IT: E-mailet e prokurorëve të SPAK nuk u thyen me aparat

Eksperti i IT Besmir Semanaj, ideklaron se hakërimi i kompjuterëve të 3 prokurorëve të SPAK nuk është bërë me aparat specifik që përdoret në të tilla raste, por me hamendje.

I ftuar në News24, Semanaj tha se nuk bëhet fjalë për marrje të informacioneve nga dosjet, por nga emailet që kanë shkëmbyer prokurorët.

Sipas tij, dosjet nuk mbahen në kompjuter, dhe tentativa nuk ka qenë për 3 dosjet që janë përmendur por për një mori përdoruesish të kompjuterëve, pra dosje të tjera.

 Besmir Semanaj: Dalje në internet është përdorur nga hakerat në fjalë. nuk kemi të bëjmë me aparat për thyerje të pasuordeve por me hamendje. nuk kanë përdorur pasuorde të forta. është hakërim banal.


Nuk ka patur hakërim në kompjuterat e SPAK.

Nuk mbahen dosjet në email. mund të ketë informacione por jo dosje. nuk mbahen dosjet. IT e SPAK me anë të teknologjisë kanë arritur të kapin tentativat e logimit dhe kanë arrestuar në 24 orë autorët. hera e parë që kapen në këtë fraksion minutazhi. nuk ka qenë i drejtuar për 3 dosjet, tentativa ka qenë drejt një morie përdoruesish të prokurorëve.

 

Të fundit