Flash News

E-TJERA

Eksperti i PD: Nuk e vendos maskën; Tomini i jep shembull Kosovën: Ka ulje drastike të rasteve  

Eksperti i PD: Nuk e vendos maskën; Tomini i jep shembull Kosovën: Ka

Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi tha se ai personalisht nuk do ta zbatojë aktin e qeverisë për vendosjen e maskave. Sipas tij kjo masë është e panevojshme. Koduzi tha për "Real Story" se hapat që duhen marrë janë testimi masiv dhe gjurmimi i rasteve.

"Jashtë nuk e vendos maskën, është edhe qëndrim personal edhe mjekësor. Kur të më ndalë polici do i them të bëjë detyrën, pasi edhe unë jam duke bërë detyrën time. Brenda ambienteve të mbyllura rritet ngarkesa virale dhe ka sens të vendoset maska", tha ndër të tjera Koduzi.

Eksperti i PD: Nuk e vendos maskën; Tomini i jep shembull Kosovën: Ka

Nga ana tjetër, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini ka treguar arsyet pse u mor vendimi për ta kthyer në detyrim mbajtjen e maskës. Tomini tha se pasi u vlerësua numri në rritje i viktimave, rasteve dhe të shtruarave në dy spitalet covid, u pa arsyeshme ndërmarrja e një vendimi të tillë.

"Është vënë re se në 5-6 javët e fundit ka filluar një tendencë në rritje e pozitivitetit, por edhe e vdekjeve, në Evropë, por edhe në rajon.

Kosova e ka aplikuar më herët dhe ka një ulje drastike të rasteve. Ne nuk kemi një protokoll specifik për Covid, ndaj dhe janë disa lloj masash që në momente të caktuara bëhen decizive për t’u zbatuar", tha Tomini për "Real Story".  

Të fundit