Flash News

E-TJERA

Eksperti i sigurisë: Europa drejt Luftës së Ftohtë me SHBA-të, priten konflikte edhe në Ballkan

Eksperti i sigurisë: Europa drejt Luftës së Ftohtë me

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla deklaron se Europa sot është në një nga momentet më të errëta të saj të ekonomisë.

I ftuar në Zonë e lirë, Kulla tha se ky është fillim i luftës së ftohtë Amerikë-Europë, që sa herë ka ndodhur ka sjellë pasoja në kontinentin tonë. 

Kjo punë do shkatërrojë BE-në në fund fare. E para 800 miliardë s’i kanë. Nëse në Gjermani do hidhen 500 miliardë, AfD merr pushtetin.

Britania e Madhe është fuqia më serioze anti-ruse në Europë, 4 kryeministra ka ndërruar në tre vjet. Për të bërë luftë duhet të kesh ekonomi.

Europa është në një nga momentet më të errëta të saj të ekonomisë. Kur Gjermania është në krizë e kupton se çfarë bëhet me ekonomitë e tjera të Europës. S’kanë ku t’i marrin 800 miliardë. Ose do t’i marrin nga bankat amerikane, apo kineze, sepse s’i kanë.

Trump s’ua jep. Ai zotëria është i qartë se çfarë po bëjnë këta, që kanë filluajnë të luajnë nën tavolinë me Indinë dhe Kinën. Ky është fillim i luftës së ftohtë Amerikë-Europë. Sa herë kemi patur luftë të ftohtë Amerikë-Europë, Europa ka plasur nga brenda.

Jemi përballë një divorci të madh Amerikë-Europë që do ketë pasoja. S’do çuditesha që të ketë ndonjë konflikt Greqi-Turqi, në Ballkan”.

Të fundit