Flash News

E-TJERA

Eksperti i sigurisë kibernetike: Shqipëria e dështuar në sistemin e mbrojtjes

Eksperti i sigurisë kibernetike: Shqipëria e dështuar në

Eksperti i sigurisë kibernetike, Elton Poga deklaron se Shqipëria ka treguar se ka një sistem mbrojtjeje digjitale të dështuar, lidhur me sulmin kibernetik ndaj vendit tonë.

“U panë dobësitë e sistemeve që kemi, në rastin e policisë, TIMS është i mbyllur ka të dhëna sensitive. Pjesë që lidhet me regjistrat e popullsisë, me të dhëna të tjera, është një lloj spekulimi që është luftuar njësoj si AKSHI.  Mbi AKSHI-n sulmi ishte më i egër, pavarësisht gjithçkaje i rezistoi”, tha Poga në Top Story.

“Në rastin e AKSHI-t u prekën sisteme që ishin jetike, shumë po e sulmojnë AKSHI-n për paaftësi, nuk është e lehtë të përballesh me një shtet që mund të jenë më të mirët në botë për nga pikëpamja teknologjike, në rastin e TIMS është goditur një pikë më pas një pikë tjetër, sipas protokollit është një luftë që t’i mbyll sistemet e tjera për të parandaluar fshirje, nuk mund të hapet kushedi se për sa kohë, unë çuditem si janë futur në këtë sitëm që interrogon dhe flet me sistemet e tjera, me ëebsitet e AKSHI-t.

E gjithë Shqipëria çalon, jemi munduar të ndërtojmë sisteme të mira, por unë nuk kam dëgjuar për një protokoll të qartë të mbrojtjes”, shtoi eksperti.

 

Të fundit