Flash News

E-TJERA

Eksperti i sigurisë: Policia e Shtetit nuk duhej të ishte fare në territorin e Parlamentit

Eksperti i sigurisë: Policia e Shtetit nuk duhej të ishte fare në

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi tensionet e djeshme para Parlamentit, ku pati një përplasje mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të policisë dhe FNSH.

Për Ora News, Softa tha se situata ishte në menaxhim të plotë nga Garda e Republikës dhe se policia e shtetit nuk duhej të ishte fare në territorin e Kuvendit.

Eksperti theksoi se as punonjësit e Gardës nuk mund t’i prekin deputetët pasi kanë imunitet.

“Ligji i ri i Gardës i jep kompetenca të plota për ruajtjen e institucioneve, por edhe të personave me rëndësi të veçantë, dhe për sa kohë nuk kishte ndonjë kërcënim real nga deputetët brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit Policia e Shtetit nuk duhej të ishte aty.

Dje pati dhe një situatë disi të veçantë, pasi protestuesit që ishin mbledhur tek Bashkia e Tiranës, u mblodhën me shpejtësi tek hyrja në oborrin e Kuvendit, por nuk pati as thyrje të gardhit dhe as futje të civilëve në Kuvend, kështu që dhuna e Policisë ishte e panevojshme dhe e paligjshme.

Por gjithsesi, janë kamerat që do ta bëjnë zbardhjen e dinamikës së plotë të të gjithë ngjarjes.

Po ashtu edhe po të marrim të mirëqenë faktin, efektivët e Gardës nuk mund të prekin deputetët, pasi ata janë persona që kanë imunitet dhe nuk ka një ligj që t’i ndalosh ata.

Protesta në parlamente ka kudo në botë, për sa kohë ka gjithmonë protesta dhe më të dhunshme se sa këto që bëjnë deputetët shqiptarë”, u shpreh Softa.

Të fundit