Flash News

E-TJERA

Eksperti jep alarmin: Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë se brenda vendit

Eksperti jep alarmin: Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë

Eksperti Enea Janko bëri publik studimin e tij mbi popullsinë shqiptare për periudhën 2025–2030.

I ftuar në emisionin ‘News24 Fundjavë’, Janko tha se popullsia rezidente në Shqipëri do të vazhdojë të bjerë, ndërsa ajo në emigracion do të rritet dhe do ta tejkalojë përfundimisht popullsinë brenda vendit.

“Kam studiuar popullsinë brenda vendin nga 2011, deri në 2023 dhe me radhë popullsinë në 1 janar 2024, 2025, sipas të dhënave të INSTAT. Për popullsinë i jam referuar burimeve zyrtare, vizave emigruese në SHBA apo dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Është studim i plotë.

Jam treguar i kujdesshëm që të jem i saktë, pa shkuar në ekstreme. 0-14 ka rënë një përqindje sa i takon emigrimit. Janari 2026, është viti i parë që popullsia e Shqipërisë, i referohemi regjistrit të gjendjes civile jo diasporës, që është jashtë vendit, e ka kaluar atë brenda vendit.”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit