Flash News

E-TJERA

Eksperti ka dy fjalë për shqiptarët: Këta që vijnë nga jashtë, pse bëjnë si djali apo vajza e Habsburgëve?

Eksperti ka dy fjalë për shqiptarët: Këta që vijnë

Sezoni veror, sjell në Shqipëri mes shumë turistëve, edhe shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Eksperti Kreshnik Osmani, në një postim në Facebook, ka kritikuar pikërisht shqiptarët që rikthehen në atdhe për pushime dhe që ankohen për kushtet. Osmani shkruan se tipat që nisin të bezdisen nga uji, vaji, buka fillimisht duhet të kujtojnë se ku ishin më parë.

Osmani thotë se para se “t’iu fshihen nga shalët shenjat e të gërricmeve në ferra”, nuk mund të bëjnë si aristokratë.

Postimi:

Pjesa më qesharake e kësaj toke, janë disa nga këta që vijnë nga jashtë tani në verë per pushime dhe që fillojnë:

Iiiiii e tmerrshme si ia bëni ju këtu

Uuuuuu e tmerrshme si qenka uji

Aaaaaa e tmerrshme si qenka vaji

Eeeee e tmerrshme si qenka buka

Ua e tmerrshme si jetoni ju këtu

Ua e tmerrshme këtu nuk durohet do të afroj biletën te kthehem shpejt.... etj etj.

Po ti o xhan dje ke ikur, pse bën sikur je djali apo vajza e Habsburgëve?

Po sigurisht që situata këtu është shumë e rëndë, por pa t’u fshirë nga shalët shenjat e të gërricmeve nga ferrat ku je rritur, nuk ke të drejtë të bësh si aristokrat edhe nëse ke pasaporte të Jupiterit!

#shqipëriadotëngrihetserish

Të fundit