Flash News

E-TJERA

Eksperti: Ka politikanë që po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Eksperti: Ka politikanë që po lobojnë për kreun e ri

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka deklaruar se ka politikanë të lartë po lobojnë për kreun e ri të SPAK, duke u ofruar vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas tij, kjo gjë ka shqetësuar ndërkombëtarët, të cilët i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës, se nëse kjo gjë ndodh, faturën do e mbajë ai.

Eksperti: Ka politikanë që po lobojnë për kreun e ri

“E di që ka politikanë në parlament që po lobojnë për kreun e ri të SPAK dhe të BKH-së me biznesmenë dhe me krimin e organizuar. A e di sa të shqetësuar janë ndërkombëtarët? Fundjavën e kaluar kanë qenë në zyrë ke ai prokurori Dritan Prençi dhe i kanë thënë ke mbështetjen tonë absolute dhe të jesh i pavarur në çdo punë që bën me këtë dosje dhe me shumë dosje të tjera. Por janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si po menaxhohet tani zgjedhja e drejtuesit të ri, të BKH-së tani dhe më pas të Prokurorisë së Posaçme.

Kanë hyrë si influenca. Unë nuk them që prokurorët, ata të katërt që garojnë kanë rënë pre, por që janë në hall për vota dhe i kalkujojnë aty në KLP, i kalkujojnë patjetër. Por, të të hyjë një politikan, i cili në këmbim të një vote, dy votave, 5 votave në KLP, nuk e di si i siguron, t’i shpëtojë një dosje Sky Ecc apo një dosje korrupsioni. Po patjetër që për mazhorancën po flas, opozita ka dosje të tjera. Nuk mund të ndërhyjnë këta. 

Një nga problemet më të mëdha të ndërkombëtarëve që ja kanë thënë kryeministrit është kjo: Garantoni sot procesin se nesër do të të ngelet ty faturë. Janë disa të vegjël që kanë probleme me SPAK, dhe thonë si mund t’i shpëtojmë, hajde se do loboj për njërin nga këta dhe flasin për vota pastaj. Politikanë e deputetë të rëndësishëm, patjetër, se nuk mund ta bëjë një i vogël që nuk i hapin as telefonin”, tha Karamuço.

 

 

Të fundit