Flash News

E-TJERA

Eksperti: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Eksperti: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek 1 milion euro.

"E para e punës u soll në Shqipëri pa kërkesën e ISP-ve, pra ISP nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.

Unë jam personi i parë në Shqipëri që kam bërë denoncimin e kësaj pajisjeje.

Informacioni erdhi nga kolegë pranë ISP-ve, të cilët kundërshtonin vendosjen e një pajisjeje të tillë pranë këtyre institucioneve.

Pra ISP, nuk kanë bërë kërkesë, ne nuk e dimë e kujt ishte ideja e sjelljes së këtyre pasjisjeve.

Sepse nuk janë pajisje që mund të sigurohen brenda ditës.

Nuk e dimë sa kushtuan.

Me çmim reference kushton minimalisht 100-120 mijë euro një, pra i bie diku tek 1 milion euro kostoja e mbylljes së TIK TOK", tha Semanaj në Ora News. 

Të fundit