Flash News

E-TJERA

Eksperti: Nano duhet marrë në mbrojtje, mund të jetë në shënjestër të Sirisë dhe Iranit

Eksperti: Nano duhet marrë në mbrojtje, mund të jetë në

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuco u shpreh se Gledis Nano duhet marrë në mbrojtje. Kjo thirrje vjen një ditë, pasi hakerat që sulmuan sistemet shqiptare, nxorën të dhënat personale dhe email-et të ish kreut të Policisë së Shtetit.

Karamuço tha në “ABC e Mëngjesit” se Nano ka drejtuar Antiterrorin dhe i jështë vendosur pas të gjitha grupeve terroriste në vend. Sipas tij, Nano mund të jetë në shënjestër të grupeve nga Siria dhe Irani.

“Ai është një target për shkak se ka qenë drejtor i Antiterrorit. Ka qenë njeriu që i është vënë nga mbrapa të gjitha grupeve terroriste në Shqipëri. Ka informacion për këta. Është ekspozuar për Sirinë, është ekspozuar për Iranin. Ka bërë operacione që shumica e tyre nuk do të dihen, disa kanë qenë shumë të suksesshme që ju kanë bërë shumë dëm atyre.

Veçse kanë ndaluar, kanë arrestuar, kanë përndjekur shumë prej tyre me të drejtë nga ana e shtetit tonë me partnerë ndërkombëtarë. Edhe të nxjerrësh informacionet e tij, të dhënat personale të familjarëve të tij, të bankave, numrave dhe gjithçka, do të thotë ta bësh një shënjestër. Ai duhet marrë në mbrojtje”, tha ai.

 

Të fundit