Flash News

E-TJERA

Eksperti paralajmëron rritje të çmimeve zinxhir: Ekonomia shqiptare rrezikon humbje

Eksperti paralajmëron rritje të çmimeve zinxhir: Ekonomia

Eksperti i ekonomisë Zef Shtjefni ka folur për ndikimin e luftës Iran-Izrael në tregun global, dhe rrjedhimisht në ekonominë shqiptare.

I ftuar në studion e News24, Shtjefni solli si shembull situatën me luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar një rritje të ngjashme të çmimit të naftës.

“Nafta nga 170 lekë shkoi në 270 lekë për litër. Më pas pati rënie, por nuk u kthye në nivelet e mëparshme. Ne sot e shesim energjinë me 30-50 euro, ndërsa industrisë sonë ia shesim më shtrenjtë. Kjo mund të ndodhë edhe me naftën, e cila sot është rreth 217 lekë për litër dhe mund të mos kthehet më në nivelet e mëparshme,” u shpreh eksperti.

Shtjefni paralajmëroi po ashtu një rritje zinxhir të çmimeve.

“Rritja e çmimit të naftës sjell rritje të kostove në të gjitha sektorët. Produktet plastike dhe të tjera mund të rriten me 25%,” tha ai.

Të fundit