Flash News

E-TJERA

Eksperti: Rama pranoi marrëveshjen me Melonin për ta shpallur Berishën ‘non grata’ në Itali

Eksperti: Rama pranoi marrëveshjen me Melonin për ta shpallur

Eksperi i sigurisë Avenir Peka komentoi marrëveshjen Rama-Meloni për të sjellë në Shqipëri emigrantët afrikanë , të cilët nisen drejt Italisë dhe do të përfundojnë në kampet që po ndërtohen në Shqipëri.

Në Syri tv, Peka denoncoi se Rama ka pranuar këtë marrëveshje me Melonin, ku sipas tij ‘në verën e vjetshme kur janë bërë bisedimet mes dy kryeministrave, kërkesa e vetme e Ramës ka qënë shpallja e Berishës ‘non grata’.

PekaSë pari është një vizitë sikleti, pasi të dy palët, si Rama dhe Meloni janë në siklet përsa i përket opinionin publik por edhe më tej, dhe së dyti është pjesë e fushatës elektorale e zonjës Meloni për në Parlamentin Europian sepse kjo është edhe arsyeja politike për të cilën Meloni e ka kërkuar.

Para një viti kam folur për këtë marrëveshje dhe kam thënë që pika ose përfitimi politik që ka kërkuar Rama në atë kohë ka qënë shpallja e Sali Berishës ‘non grata’. Në verën e vjetshme kur janë bërë bisedimet mes Ramës dhe Melonit kërkesa e vetme e Ramës ka qënë shpallja e Berishës ‘non grata’, por që zonja Meloni nuk arriti të çante.

Ka pasur negociata mes Ramës dhe Melonit për të bërë këtë punë, ka pasur paralelisht me këtë përpjekje të Lulzim Bashës me partinë e Forca Italia të Tajanit për të bërë një gjë të tilllë.

Arsyeja kryesore është tërësisht elektorale dhe nuk ka të bëjë as me zgjidhjen e emigracionit në Mesdhe dhe as me zgjidhjen e emigracionit në tërësi me Italinë është një marrëveshje që nuk siguron asgjë për Italinë.

  

 

 

Të fundit