Flash News

E-TJERA

Ekspertiza e konfirmon: Arma e gjetur në pellg është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës

Ekspertiza e konfirmon: Arma e gjetur në pellg është

Ekspertiza ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës.

Laboratori Shkencor në Tiranë i ka dorëzuar Prokurorisë së Durrësit përgjigjen e ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54. Rezulton se arma është përdorur për të ekzekutuar Pëllumb Metën.

Amarildo dhe Hysen Meta, dy djemtë e viktimës, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa Hygerta Meta po qëndron në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait, sipas së cilit ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta.

Të fundit