Flash News

E-TJERA

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare: Njoftimi i MEPJ për Yuri Kim i paprecedentë dhe tërësisht jashtë logjike

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare: Njoftimi i MEPJ

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali njoftimin e Ministrisë së Jashtme për mandatin e Yuri Kim.

Duke folur në Syri tv, Zhulali theksoi se njoftimi nga Ministria e Jashtme është i paprecedentë dhe se ky vendim nuk i përket qeverisë shqiptare.

“Vendimi nuk i përket qeverisë shqiptare, Kim është ambasadore e SHBA dhe siç ndodh rëndom në procedurën diplomatike sipas ‘Konventës se Vjenës’ dhe të Drejtës Ndërkombëtare, vendimi për emërimin dhe lirimin e saj nga detyra është eksluzivitet i departamentit të shtetit.

Kështu që njoftimi i Ministrisë së Jashtme është i paprecedentë dhe nuk përfshihet në asnjë protokoll zyrtar dhe nuk  e përmban asnjë nen i asnjë ligji të të Drejtës Ndërkombëtare. Ai është në kapërcim ligjor protokollar dhe procedural të së drejtës së shtetit shqiptar për ta vlerësuar.

Ka vetëm një rast kur përjashtohet kjo sjellje dhe ky rast përfshin ato moment kur shteti pritës ka problem me sjelljen diplomatike të ambasadorit dhe shteti në fjalë i çon një letër kërkesë SHBA për tërheqjen e ambasadorit ose problem që qeveria konstaton në sjelljen e këtij ambasadori, deri tani nuk kemi të dhëna që kjo ka ndodhur, kështu që ... lajmërimi i Ministrisë së Jashtme është as ligjor as normal dhe tërësisht jashtë logjike", u shpreh Zhulali.

 

Të fundit