Flash News

E-TJERA

Ekspertja e ISHP-së: Lokalet në ish-Bllok do mbyllen, kur rrezikojmë një karantinë të dytë

Ekspertja e ISHP-së: Lokalet në ish-Bllok do mbyllen, kur

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se lokalet në ish-Bllok do të mbyllen në sajë të përshkallëzimit të masave anti-covid në vend, pasi shihen si vatra të mundshme infeksioni.

Duke folur në ‘news 24’, Tomini tha se këtë vendim do ta marrë gjatë këtyre ditëve Komiteti Teknik.

Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt”, tha Tomini.

Po ashtu, e pyetur nëse vendi rrezikon t’i rikthehet karantinës, ekspertja thotë se do të jetë opsioni i fundit.

Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit.

Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm”, u shpreh Tomini.

Të fundit