Flash News

E-TJERA

Ekspertja ngre alarmin: Bandat kriminale negociojnë me partinë në pushtet

Ekspertja ngre alarmin: Bandat kriminale negociojnë me partinë në

Drejtoresha e “Open Data Albania”, Aranita Brahaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit janë konstatuar mjaftueshëm shkelje për të pohuar se në Shqipëri nuk zhvillohet një proces i rregullt zgjedhor.
Gjatë nje interviste në A2 CNN, Brahaj analizoi raportin e OSBE-ODIHR, duke theksuar se dokumenti evidenton probleme serioze që tregojnë kapjen e procesit elektoral nga pushteti dhe ndikimin e strukturave kriminale.

Partia në pushtet ka arritur të përdorë të gjitha modelet e kontrollit dhe ndikimit. Ka bërë premtime që janë shkelje zgjedhore, ka pasur ndërhyrje përmes biznesmenëve të mëdhenj dhe presione për të qenë me pushtetin. Bandat kriminale kanë qenë aktive dhe kanë negociuar me partinë në pushtet për ndarjen e pushtetit”, tha Brahaj.
Sipas saj, edhe pse raporti i OSBE-ODIHR dokumenton një sërë problematikash, realiteti është edhe më i errët, pasi shumë shkelje nuk janë përfshirë në raportin final.

“Në mënyrën sesi funksionojnë bandat, sesi emërojnë njerëzit e tyre në dogana e tatime, ato krijojnë pushtet dhe ndikim përmes bashkëpunimit me partinë në pushtet. Raporti ka mjaftueshëm shkelje për të thënë se nuk kemi proces zgjedhor real”, u shpreh më tej drejtoresha e “Open Data Albania”.

Të fundit