Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.
Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.
Nga tabelat e detajuara të INSTAT, sipas sektorëve, ecurinë më pozitive e ka shënuar grup malli “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 13%, duke amortizuar tkurrjen e sektorëve të tjerë kryesorë si industria tekstile dhe e këpucëve dhe ajo e mineraleve, energjisë dhe lëndëve djegëse. Edhe eksportet e ushqimeve, që përgjithësisht kanë pasur tendencë pozitive u tkurrën lehtë në janar.
Përkundrejt pritshmërive, eksportet e fasonit bien me 5.8%, nga largimi i kompanive italiane
Në parashikimin e tyre për vitin 2026, eksportuesit e tekstileve e këpucëve shpresonin që të rikuperonin disi aktivitetin pas rënies së tre viteve të fundit. megjithatë, janari nuk ka nisur mbarë. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar 2026, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve e nisën janarin me rënie si rrjedhojë e disa faktorëve që po ndikojnë negativisht njëherazi industrinë edhe ketë vit. Florian Zekja nga Shoqata ProEksport tha se kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Gjithashtu zhvendosja e investitorëve italiane drejt vendeve me kosto të ulët po krijon një efektet psikologjik të klientët që po ikin nga vendi ynë në kërkim të kostove me të lira
Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 30% të totalit.
Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie
Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 5.4 miliardë lekë në janar 2026, me një tkurrje prej 13.2% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani, krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale. Sipas burimeve nga kompania, në janar është realizuar vetëm një eksport.
Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 20% të totalit.
Ushqime pije e duhan ndikohen nga përmbytjet
“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Eksportet arritën në 3.7 miliardë lekë në janar, me tkurrje gati 2%, me bazë vjetore. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave.
Materiale ndërtimi e metale ndalin rënien
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.
Megjithatë, në janar rënia u ndërpre me eksportet që ishin 3.8 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel të janarit 2025. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.
Industria mbështetëse automotive nxit eksportet e makinerive e pajisjeve
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me rritjen më të fortë në janar 2026. Shitjet e tij arritën në 3.4 miliardë lekë, me një rritje prej gati 13%.
Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38