
Flash News
Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër
Breshëri plumbash drejt makinës, plagoset shqiptari në Zvicër
Ndërtoi pa leje hotelin, Prokuroria e Gjirokastrës sekuestron objektin, lihet në burg pronari
Ndërpritet energjia në Spanjë dhe Portugali, 'paralizohen' shërbimet
Richard Grenell reagon ndaj lajmit te ribotuar nga Politiko: Është i pavërtetë!
Eksportet rriten me 49% për janar-prill, por thellohet deficiti tregtar nga importet e larta
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në muajin prill, duke shënuar një zgjerim të fortë për 4 mujorin e parë të vitit.
Kjo ecuri reflekton si arkëtimin e më shumë të ardhurave nga shtrenjtimi i naftës dhe metaleve në bursat ndërkombëtare, ashtu dhe përmirësimin e industrisë së tekstileve e këpucëve.
Sipas INSTAT, në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 162 mld lekë, duke u rritur me 48,8 %. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +16,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,7 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +7,8 pikë përqindje.
Rritjen më të lartë e ka shënuar grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, që u zgjerua me 83%, në 38 miliardë lekë të ndikuara kryesisht nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ky grup kaloi sërish në të dytin më të madh në vend, me 24% të totalit. Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare (treguesi Brent) kanë qëndruar në prill mbi 100 dollarë për fuçi. Nafta vendase, që është e rëndë, shitet me rreth 60% të Brent. Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse mbi tokë të Patos Marinzës, është ndër eksportuesit kryesorë në vend.
Në rritje të fortë ishin dhe eksportet e “material ndërtimi e metale”, që u zgjeruan me gati 76%, në 37 miliardë lekë edhe këto të ndikuara nga konjuktuara më e përshtatshme e çmimeve. Çeliku është produkti kryesor i eksportuar nga kompania Kurum. Ky grup kaloi në të tretin, me 23% të totalit.
Eksportuesi pohojnë se në sasi ndryshimi nuk është i madh, por diferencën e bën rritja e lartë e çmimeve. Megjithatë frika ekziston në treg se rritja e fortë e çmimeve do të frenojë konsumin dhe ndërtimet. Rajoni mbetet tregu kryesor i eksporteve për materialet e ndërtimit. Në bursat ndërkombëtare, çeliku është shtrenjtuar me rreth 50% pas fillimit të luftës në Ukrainë, pasi ngarkesat e çelikut rus dhe ukrainas, që furnizonin një të pestën e Europës, dolë nga tregu.
Edhe “tekstilet e këpucët”, po tregojnë një ecuri të mirë këtë vit, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga partnerët europiane dhe çmimeve më të larta. Eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 24% në 44 miliardë lekë, duke përshpejtuar ritmete rritjes në prill.
Përfaqësuesi e sektorit thanë se ata presin ecuri më të mirë për shkak të riorientimit të prodhimit nga kompanitë europiane pas luftës në Ukrainë. Ky grup vijon të mbetet më i madhi në vend, me 27.5% të totalit, por pesha e tij po vjen në rënie për shkak të rritjes së metaleve e naftës.
Eksportet e “ushqime, pije e duhan” u rritën me 21%, të ndikuara nga ecuria e mirë e produkteve të peshkut, duke arritur në 15 miliardë lekë.
Edhe grupi “Makineri, pjesë këmbimi e pajisje” shënoi ecuri pozitive, me rritje 36% për katër mujorin, në 12 miliardë lekë, si rrjedhojë e përmirësimit të kërkesës pas pandemisë. Ky grup është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet.
Importet e larta thellojnë deficitin
Në Prill 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ulur me 11,9%, në krahasim me Mars 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u rritur me 23,7%, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 6,9%, në krahasim me Mars 2022. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 4,6%, krahasuar me Prill 2021 dhe ulur me 0,3%, në krahasim me Mars 2022.
Në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 162 mld lekë, duke u rritur me 48,8%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 285 mld lekë, duke u rritur me 26,7%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 6,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Prill 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2021 janë: Itali (70,1%), Gjermani (98,2%) dhe Greqi (42,6% ). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 12,9%) Spanja (82,0%) dhe Zvicra (20,1%).
Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (58,4%), Gjermania (116,0%) dhe Kosova (30,4%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (70,2%) dhe Turqia (2,1%).
Në muajin Prill 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2021 janë: Italia (16,5%), Turqia (75,2%) dhe Greqia (37,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (10,6%) SHBA (29,1%) dhe Zvicër (3,6%)./ Monitor
Të fundit


Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Prill 2025, 07:54
"Shmangni blerjet impulsive''/ Horoskopi për ditën e sotme
29 Prill 2025, 07:31
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Prill 2025, 07:20
Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër
28 Prill 2025, 22:55
Analisti: Edi Rama është mashtrues ordiner
28 Prill 2025, 22:30

Emigranti në Suedi akuzon KQZ-në për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij
28 Prill 2025, 21:44

Vlora “turistike” e zhytur në plehra, kryebashkiaku: Nuk do t’i fusim në xhep…
28 Prill 2025, 21:23
Breshëri plumbash drejt makinës, plagoset shqiptari në Zvicër
28 Prill 2025, 21:02
Shqiptari kapet me 2 mln euro kok*inë në makinë
28 Prill 2025, 20:45

Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
28 Prill 2025, 20:17

Gjekmarkaj takim me banorët në Tale 2: Fitojmë 5 me 2 në Lezhë
28 Prill 2025, 19:55
KQZ teston pajisjet PEI që do të përdoren në 11 maj
28 Prill 2025, 19:36


“Boll o boll”, Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit
28 Prill 2025, 19:12
“La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit
28 Prill 2025, 18:55


Nga sytë e një personi mund të kuptohet se ai ka 'probleme mendore'
28 Prill 2025, 18:05


Sëmundjet kardiovaskulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak
28 Prill 2025, 17:19
Xhaferri: Kryeministri i ardhshëm nga PD do të jetë për të gjithë qytetarët
28 Prill 2025, 17:11

Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas
28 Prill 2025, 16:52

Fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
28 Prill 2025, 16:22
Ndërpritet energjia në Spanjë dhe Portugali, 'paralizohen' shërbimet
28 Prill 2025, 16:14

Richard Grenell reagon ndaj lajmit te ribotuar nga Politiko: Është i pavërtetë!
28 Prill 2025, 15:52

Ushqimet me vitaminë A, ja pse janë jetike për mbrojtjen e syve
28 Prill 2025, 15:32



Policia në Fier godet sërish opozitën, vendos nën hetim xhaxhain e kandidates së PD
28 Prill 2025, 14:49
Kosova lëshon fletarrestim ndaj Radoçiqit për krime lufte
28 Prill 2025, 14:42

Putin shpall armëpushim në Ukrainë!
28 Prill 2025, 14:12
Berisha në biznesin fason: Do u kompensojmë për çdo humbje nga rënia e euros
28 Prill 2025, 13:54

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares
28 Prill 2025, 13:35
Zgjedhja e Papës së ri/ Konklava do të mblidhet më 7 maj
28 Prill 2025, 13:28
Porti i ri Tregtar në Porto Romano, kompania s’pagoi tarifën, KPP nuk pranon ankesën
28 Prill 2025, 13:13
Terrorizëm ndërkufitar? India dhe Pakistani vazhdojnë të këmbejnë zjarr në Kashmir
28 Prill 2025, 13:01
Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës
28 Prill 2025, 12:37
Video/ Tragjike në Turqi, 3 persona humbin jetën pasi rrëshqet dheu
28 Prill 2025, 12:22
Papa i vlerave humane që ngjall shpresën midis shqiptarëve
28 Prill 2025, 12:21
Sekuestrohen 2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë në Vaun e Dejës
28 Prill 2025, 12:09
Sherr mes dhëndrit dhe vjehrrës në Fier, ndërhyn policia
28 Prill 2025, 12:01
Gracka e opozitës me lobimin, dhe gropa ku u zhytën ‘koqet’ mediatike të Ramës
28 Prill 2025, 11:58


Zbulohen 3 plantacione d*oge në Belgjikë, në pranga 5 shqiptarë
28 Prill 2025, 11:21

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur
28 Prill 2025, 11:02
Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea
28 Prill 2025, 10:47
Tejkalim kufiri? DW: Katolikët konservatorë kundër bekimit për të gjithë
28 Prill 2025, 10:38


Meta thirrje shqiptarëve: Votoni nr. 1! Shqipëria Madhështore është shumë pranë
28 Prill 2025, 10:01
Foto/ Ky është 58-vjeçari që u ekzekutua me tre plumba në Vlorë
28 Prill 2025, 09:44

Trump dyshon në dëshirën e Putinit për paqe
28 Prill 2025, 09:08
Mashtronte qytetarët me mesazhe të rreme bankare, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
28 Prill 2025, 08:48
Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
28 Prill 2025, 08:33


BE tërheq akademikë amerikanë, pasi Trumpi ngrin financimin
28 Prill 2025, 07:33
Dita nis me kthjellime, por pasditja pritet me reshje/ Parashikimi i motit për sot
28 Prill 2025, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Prill 2025, 07:10



Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD
27 Prill 2025, 20:41


Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas jep një tjetër version të ngjarjes
27 Prill 2025, 19:52


Përplasje mes tre automjeteve në Lushnjë, katër të plagosur
27 Prill 2025, 18:48
Aksident në bypass-in e Lushnjës, "Range Rover" përplaset dhe merr flakë
27 Prill 2025, 18:29
Mister në vdekjen e 29-vjeçarit të Rojes Bregdetare në Greqi, një shqiptar i dyshuar
27 Prill 2025, 18:03
5 zakone të vogla që mund të ndryshojnë jetën tuaj
27 Prill 2025, 17:43

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?
27 Prill 2025, 16:37





Arrestohen dy shqiptarë ne Gjermani, njëri rezultoi i kërkuar në dy shtete
27 Prill 2025, 14:51
Nga kripa e detit te birra, zbuloni ushqimet më të rrezikshme për shëndetin tonë
27 Prill 2025, 14:34
