Flash News

E-TJERA

Ekspozita për Çamërinë, mediat greke akuzojnë Metën për provokim: Ambasada i ka kërkuar shpjegime

Ekspozita për Çamërinë, mediat greke akuzojnë

Media greke akuzojnë presidentin Ilir Meta për provokim, nisur nga ekspozita kushtuar gjenocidit ndaj Çamërisë e vendosur në mjediset e jashtme të institucionit të presidencës.

Sipas mediave helene, ambasada greke në Tiranë i ka kërkuar sqarime Kreut të Shtetit lidhur me ekspozitën.

"Protothema" shkruan se, "Fotot, të cilat janë vendosur në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për 'gjenocidin e Tsamis', si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si 'territore të pushtuara shqiptare'".

Krahas shkrimit janë postuar dhe foto, ku Meta ka vizituar ekspozitën. Akuzat për provokim janë ngritur dhe nga media të tjera greke.

Të fundit