Flash News

E-TJERA

Ekstazi me vlerë 400 mijë euro, burg për 5 të arrestuarit

Ekstazi me vlerë 400 mijë euro, burg për 5 të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi me vlerë tregu 400 mijë euro.

Të arrestuarit Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija do të hetohen në qeli.

Droga transportohej me autobusat e linjës nga Prishtinë në Tiranë duke shfrytëzuar fluksin e sezonit. Në mesin e të arrestuarve është edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

Ky i fundit u shkarkua nga detyra pak ditë më parë nga LVV-ja.

Të fundit