Flash News

E-TJERA

Ekstazia e sekuestruar në Tiranë me vlerë 400 mijë euro, mes të arrestuarve edhe asamblisti i VV-së

Ekstazia e sekuestruar në Tiranë me vlerë 400 mijë euro, mes

Policia shqiptare ka arrestuar 5 persona pasi u kapën me 10 mijë doza ekstazi.
Në mesin e tyre është edhe anëtari i asamblesë së ‘Vetëvendosjes’ në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha për Telegrafin se sapo të mbajnë mbledhjen, do të marrin një vendim ndaj asamblistit.

“Me të marrë informacionin kemi inciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, tha ai.

Si trafikohej droga

Sipas Policisë, grup kriminal trafikonte drogën me autobusët e linjës Prishtinë-Tiranë nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA duke e shfrytëzuar sezonin turistik.

 Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, ata transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.

Vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. U sekuestruan gjithashtu një automjet si dhe 5 aparate celulare.

Të arrestuarit:

Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë
Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë

Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë
Ambra Myftari 28 vjeçe, banues në Tiranë
dhe Daniel Avdija 26 vjeç, banues në Tiranë

 

Të fundit