Flash News

E-TJERA

Ekstradimet nga Dubai, Dumani “ngre duart”: Çështja i takon Ministrisë së Drejtësisë

Ekstradimet nga Dubai, Dumani “ngre duart”: Çështja i

Emiratet e Bashkuara Arabe vijojnë të mbeten “streha” e kriminelëve shqiptarëe, të cilët arratisen drejt Dubait për t’i shpëtuar dënimeve. Kjo për shkak se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për Klan Tv, Altin Dumani kreu i Prokurorisë së Posaçme, tha se i takon qeverisë, konkretisht Ministrisë së Drejtësisë, të merret me çeshtjen e ekstradimeve nga Dubai. Sipas Dumanit, SPAK ka adresuar deri tani 4 kërkesa për ekstradim që po shqyërohet nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e  Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani.

Refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

Ndërsa një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm.

Të fundit