Flash News

E-TJERA

Ekstradimi i Dritan Goxhajt në Kosovë, nesër seanca gjyqësore për ish-luftëtarin e UÇK-së

Ekstradimi i Dritan Goxhajt në Kosovë, nesër seanca

Do të mbahet nesër seanca në Gjykatën e lartë, për ccështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit ka berë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ka caktuar për nesër, datë 9 korrik 2024, seancen gjyqësore, ndaj vendimit të Gjykates se Apelit qeë rrefuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Prokurori që ka bërë kërkesën është kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi, ndërsa relator është Ilir Panda. Ky i fundit në këtë proces është edhe relator edhe gjyqtar. Pjesa tjetër e trupës gjykuese në Dhomën e Këshillimit janë Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Të fundit