Flash News

E-TJERA

Ekstradimi i Leonard Dukës, ekipi i RENEA angazhohet në operacionin Bruksel-Tiranë

Ekstradimi i Leonard Dukës, ekipi i RENEA angazhohet në operacionin

Një ekip i forcave RENEA është angazhuar në operacionin e ekstradimit drejt Shqipërisë të Leonard Dukës. 

Autoritetet belge vendosën ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërsa kërkohet për disa vepra të rënda penale, përfshi edhe vrasjen.


Duka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, është arrestuar në Bruksel, ku jetonte në një prej lagjeve të qeta të kryeqendrës europiane.

Klani ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

 

Të fundit