Flash News

E-TJERA

Ekstradimi i të akuzuarve për vrasjen e Nikulajt, avokati: Britania kërkon garanci nga shteti shqiptar

Ekstradimi i të akuzuarve për vrasjen e Nikulajt, avokati: Britania

Avokati Naim Hasani nga Britania e Madhe tha se autoritetet vendase kanë filluar hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, avokati tha se procesi i ekstradimit të 4 personave të arrestuar është kompleks, pasi gjykatat britanike kërkojnë garanci nag shteti shqiptar që të drejtta e të akuzuarve të mbrohen.

“Procesi i ekstradimit në Britani është një proces i komplikuar sidomos me Shqipërinë ku çështje të ndryshme janë zvarritur më muaj dhe me vite nëpër gjykatat britanike, për arsye se gjykatat do të kërkojnë garanci që të akuzuarit, për vepra kaq të rënda, qofshin shtetas anglez, apo shtetas anglez me origjine shqiptare do kërkojnë garanci që të drejtat e tyre të mbrohen edhe të kenë një gjyq të drejtë”, tha avokati.

Policia britanike ka vënë në pranga 4 nga 6 të akuzuarit në vrasjen e Nikulajt: Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman. Në kërkim është vrasësi portugez Ruben Saraiva dhe Harry Simson.

Të fundit