Flash News

E-TJERA

'Kriminelë të rrezikshëm'/ Ekstradohen 23 shqiptarë nga Britania e Madhe

'Kriminelë të rrezikshëm'/ Ekstradohen 23

23 shqiptarë janë ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë nën statusin e ‘kriminelëve të rrezikshëm’ të akuzuar dhe të dënuar për një sërë veprash kriminale, duke filluar nga trafikantët e drogës deri të rrëmbyesit.

Mediat angleze raportojnë se në mesin e shqiptarëve të ekstraduar janë edhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar dhe një individ pa të drejtë qëndrimi në Britaninë e Madhe. Ekstradimi u bë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Të ekstraduarit vuanin në total një dënim pre 72 vitesh burg, ku përfshiheshin:  

•Një individ i dënuar me 18 vjet për furnizim me kokainë me vlerë më shumë se 2 milionë paund.

•Një person që ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për furnizim me kokainë dhe i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg.

•Një individ i dënuar me tre vjet burgim për tentativë për t'u përfshirë në ngacmim seksual me një fëmijë.

•Një tjetër person i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim dhe lëndim trupor, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, teksa foli për ekstradimet tha se qeveria britanike do të përdorë çdo mjet për të larguarit shtetasit e huaj të cilët rezultojnë figura të përfshira në ngjarje dhe grupe kriminale të huaja.

“Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.

Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”, tha Patel.

Të fundit