Flash News

E-TJERA

Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë, pjesë e organizatave kriminale

Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë, pjesë e organizatave kriminale
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, janë finalizuar procedurat për ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Të ekstraduarit janë:

E. D., 40 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane dhe i akuzuar nga Gjykata e Breshias për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale;
E. Zh., 41 vjeç, i akuzuar po nga Gjykata e Breshias për të njëjtën vepër penale, “Trafikimi i lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

K. N., 33 vjeç, i kërkuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, gjithashtu e kryer si pjesë e një organizate kriminale.

Operacioni “The Wanted” është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe italiane për të goditur aktivitetin ndërkombëtar të grupeve të krimit të organizuar dhe për të sjellë përpara drejtësisë personat në kërkim për vepra të rënda penale.

 

 

Të fundit