Flash News

E-TJERA

Ekstradohen në Shqipëri dy shtetas, njëri për tentativë vrasje, tjetri për mashtrim me TVSH

Ekstradohen në Shqipëri dy shtetas, njëri për tentativë

Në një operacion të realizuar nga Interpol Tirana, janë ekstraduar në Shqipëri dy shtetas: njëri për tentativë vrasje dhe tjetri për mashtrim me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Shtetasi shqiptar Bashkim Koçi, 40 vjeç, u ekstradua nga Athina. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit". Koçi dyshohet se më 1 qershor 2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A.D., ka tentuar ta vrasë atë me armë zjarri pistoletë në lagjen "Partizani", Burrel, duke e plagosur rëndë.

Ndërkohë, shtetasi italian Salvatore Cascino, 53 vjeç, u ekstradua nga Italia. Ai ishte shpallur në kërkim për mashtrimin me TVSH dhe për falsifikimin e dokumenteve. Cascino është akuzuar se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka krijuar një sistem kompanish fiktive që kanë realizuar kontrata të rreme për konsulencë, për të krijuar një teprice kreditore dhe për të kërkuar në mënyrë abuzive rimbursim të TVSH-së. Përmes kësaj skeme, është përfituar një shumë prej 20,765,411 lekë në vitin 2022.

Ky operacion ka pasur mbështetje nga autoritetet italiane dhe ka ardhur pas operacionit "Skema" të zhvilluar në Shqipëri në vitin 2023.

Të fundit