Flash News

E-TJERA

Ekstradohen sot nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri prej tyre vëllai i Nuredin Dumanit

Ekstradohen sot nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri prej

Dy shtetas të shpallur në kërkim do të esktradohen sot nga Dubai në Shqipëri.

Mësohet se njëri prej tyre është Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai akuzohet nga GJKKO për armëmbajtje pa leje dhe vrasje.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

- D. D, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

- A.S, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.

Të fundit