Flash News

E-TJERA

Ekstradohet anëtari i bandës së Cërrikut, pasi bëri 15 vite burg në Greqi; për çfarë akuzohet

Ekstradohet anëtari i bandës së Cërrikut, pasi bëri 15

Një 50-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar ishte Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije se në trazirat e marsit të vitit 1997, Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur në Cërrik, që kryenin vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin, sipas policisë.

Ai u arrestua në Greqi në prill të 2005-ës për llogari të autoriteteve greke. Gjykata e Apelit në Selanik e dënoi Buzanin me 16 vjet burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga ajo kohë, 50-vjeçari ka kryer dënimin në Greqi dhe tashmë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Të fundit