Flash News

E-TJERA

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdini, xhaxhai i “Ndranghetas”

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdini, xhaxhai i

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe me nofkën “xhaxhai” i Ndraghetas.

Gjykata në Shqipëri ka vendosur më datë 8 tetor 2020 të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjës për blerjen e rreth 20 kilogramëve kokainë. Droga është blerë për llogari të grupit mafioz Balloco, ndërsa Sejdini dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët. Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit nëntorin e kaluar në Itali atje ku u lëshuan 45 urdhërarreste, mes të cilëve edhe për disa shqiptarë.

Ndërsa në operacionin ku u arrestua Sejdini u vunë në pranga edhe 5 persona në shtete si Italia, Argjentina dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës.

Të fundit