Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Anglia 42-vjeçari me tre emra, ishte i dënuar me 21 vjet burg për vrasje

Ekstradohet nga Anglia 42-vjeçari me tre emra, ishte i dënuar me 21

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:

Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç. 

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” “, njofton policia.

Të fundit