Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i dyshuar për vr*sjen e Bledar Muçës

Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i dyshuar për vr*sjen e Bledar

Ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa, i akuzuar si një nga personat në ekzekutimin e Bledar Muçës, i cili u vra më 22 janar 2022 në Aartselaar, Belgjikë. 

Muça ishte i njohur si pjesë e rrethit të familjes Çapja në Elbasan dhe kishte një histori të gjatë përfshirjeje në ngjarje kriminale.

Hasanpapaj u akuzua se kishte dhënë informacion dhe ndihmë logjistike që çoi në atentatin ndaj Muçës. Hasanpapaj u arrestua në aeroportin e Valencias në vitin 2024.

Në fillim të vitit 2026, Belgjika vendosi ta ekstradonte Hasanpapajn për t’u përballur me drejtësinë. Ai u dërgua për gjykim në lidhje me rolin e tij në vrasjen e Muçës dhe lidhjet me grupet kriminale shqiptare që vepronin në Europë. 

Njoftimi

Policia e Shtetit/

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Beldar Muça, i njohur si mik i familjes Çapja, u ekzekutua më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy persona, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi.

 

Të fundit