Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri, ish-truproja i Saimir Tahirit

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri, ish-truproja i Saimir Tahirit

Është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëria, Hekuran Marku, ish-truproja iish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Marku u arrestua gushtin e vitit të kaluar në Gjermani, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge bashkë me ish-truprojën tjetër, Augustin Deda.

Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dyshohet sipas SPAK se kanë patur rol aktiv në trafikun e drogave, duke garantuar që sasitë e drogës të kalonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe më pas BE-së.

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministrit u dënua me 3 vite e katër muaj burg. Sipas GJKKO është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn dhe se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.

Të fundit