Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Kroacia në Itali, 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Ekstradohet nga Kroacia në Itali, 42-vjeçari shqiptar i shpallur

Një 42-vjeçar me shtetësi shqiptare i kërkuar që prej tetorit 2022, është ekstraduar nga Kroacia në Itali.

Sipas mediave italiane, Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Triestes e kishte dënuar shqiptarin me 2 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë, mashtrim dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, veprime të kryera në provincën e Udines midis viteve 2014 dhe 2017.

Gjithashtu nga Hungaria në Itali është ekstraduar edhe një shtetas kosovar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për trafik klandestinësh, kjo ngjarje e ndodhur në Itali në vitin 2015.

Të fundit