Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Kosova, Gëzim Çela i njohur si “baroni i drogës”

Ekstradohet nga Kosova, Gëzim Çela i njohur si “baroni i

Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale i njohur edhe si "baroni i drogës", do të ekstradohet sot drejt Kosovës. I shpallur në kërkim nga SPAK, për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, 56 vjeçari do të pritet në pikën kufitare të Morinës. 

Ekstradimi i tij do të bëhet bazuar në një vendimmarje të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të Kosovës, për lejimin e ekstradimit të thjeshtuar të këtij shtetasi, për shkak se ai ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimin e Çelës bazohet në një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

Të fundit