Flash News

E-TJERA

Ekstradohet sot nga Dubai anëtari i grupit të ‘Bajrave’ (EMRI)

Ekstradohet sot nga Dubai anëtari i grupit të ‘Bajrave’

Denis Bajri Brajoviç, anëtar i grupit të strukturuar kriminal "Bajri", ekstradohet sot nga Dubai.

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai dyshohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri Brajoviç dyshohet si autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. 

Bajri është kapur në përgjimet e Sky Ecc me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj dhe biznesmenin e njohur si investitor strategjik, Pëllumb Gjoka. Gjithashtu Denis Bajri është në akuzë nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit