Flash News

E-TJERA

Ekstraduar nga Gjermania/ Dënohet me 25 vite burg ‘Bujo Çamii’ për rrëmbimin dhe vrasjen e dy të rinjve në Berat

Ekstraduar nga Gjermania/ Dënohet me 25 vite burg ‘Bujo

Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burg Bynjanim Hajron, të njohur si Bujo Çamii, për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës më 3 qershor 1997 në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Ngjarja tronditëse ndodhi në kohën e trazirave të vitit 1997, kur Avdullai dhe Pema u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga një grup personash të paidentifikuar. Për shkak të kaosit të asaj periudhe, hetimet filluan një vit më vonë, në 1998, por u përballën me sfida të shumta.

Vendimi për rifillimin e hetimeve u mor më 17 prill 2012, pas dëshmive të reja të dhëna nga Bledar Pema (i cili ka ndryshuar emrin në Ronaldo Pema). Ai tregoi se një ditë para vrasjes, më 2 qershor 1997, rreth orës 17:00, kishte qenë me vëllain e tij, Eduart Pema, në lagjen “Vakëf”, pranë spitalit “Befotrof”.

Bynjanim Hajro u ekstradua në Shqipëri më 8 gusht 2019 nga Interpol Tirana, pas arrestimit në Gjermani. Edhe pse fillimisht u mbajt në paraburgim, ai ndodhej në arrest shtëpie për shkak të përfundimit të afateve ligjore.

Gjykata e Beratit e ka cilësuar fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e dy të rinjve, duke i caktuar atij dënimin maksimal prej 25 vite burgim. Ky vendim mbyll një çështje që ka zgjatur më shumë se dy dekada, duke ofruar drejtësi për familjet e viktimave.

Të fundit